
Takim zyrtar mes OIRK dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës
Sot, një pjesë e anëtarëve të Bordit të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Kryetari Arsim Rapuca, zhvilluan një takim zyrtar me Kryetarin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të AKK-së.

Temat kryesore të diskutimit ishin:

Procesi i licencimit të inxhinierëve në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi;

Ligji për Odat në fushën e ndërtimit dhe roli i OIRK;

Mundësia e përfshirjes së inxhinierëve të gjeodezisë në OIRK, bazuar në dispozitat ligjore dhe krahasimet funksionale të licencimeve aktuale nga AKK.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, me synim avancimin e standardeve profesionale dhe qartësimin institucional të rolit të inxhinierëve të gjeodezisë në sektorin e ndërtimit.

OIRK mbetet e përkushtuar për të përfaqësuar me integritet interesat e inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet përkatëse për fuqizimin e profesionit.