Gjatë aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) të mbajtura më 30 maj dhe 13 qershor 2026, Administrata e Odës ka evidentuar disa raste të izoluara kur persona të caktuar kanë nënshkruar në listat e pjesëmarrjes në emër të anëtarëve të tjerë që nuk kanë qenë të pranishëm.
Edhe pse rastet kanë qenë të pakta në raport me numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve, Oda nuk mund të lejojë që praktika të tilla të cenojnë kredibilitetin e saj dhe besueshmërinë e procesit të EVP-së.
Për këtë arsye, anëtarët për të cilët administrata ka evidentuar se nuk kanë qenë fizikisht të pranishëm në aktivitet, pavarësisht se figurojnë të nënshkruar në listat e pjesëmarrjes nga kolegët e tyre apo persona të tjerë, do të largohen nga evidenca e pjesëmarrësve për këto aktivitete dhe nuk do t’u njihen pikët kredituese përkatëse.
𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗘𝗩𝗣-𝘀𝗲̈ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗲𝘃𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻 𝘁𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿. 𝗡𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻, 𝗰̧𝗱𝗼 𝗿𝗮𝘀𝘁 𝗶 𝘁𝗶𝗹𝗹𝗲̈ 𝗱𝗼 𝘁’𝘂 𝗿𝗲𝗳𝗲𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗲𝘁𝗲𝗻𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗶𝗻𝗶𝗰𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝗱𝘂𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗶𝗽𝗹𝗶𝗻𝗼𝗿𝗲.
EVP bazohet në pjesëmarrjen reale, përgjegjësinë personale dhe integritetin profesional të secilit anëtar. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e standardeve profesionale të Odës.