Të nderuar anëtarë,
Bordi Drejtues i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka hapur thirrjen për aplikim për përzgjedhjen e anëtarëve të Grupit Punues Profesional, i cili do të angazhohet në hartimin e Udhëzuesit Profesional të OIRK-së për kriteret dhe kërkesat në prokurimin publik në fushën e ndërtimit.
Në dokumentin e bashkëngjitur gjeni kriteret për aplikim, dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e përzgjedhjes.
📅 Afati i fundit për aplikim: 07 gusht 2026
📧 Aplikimet dërgohen në: info@oirk.org
Ftojmë të gjithë anëtarët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e këtij udhëzuesi profesional.
Kritere për GP_Udhezuesi per Prokurim
Me respekt,
Bordi Drejtues
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës