Drag

Informata dhe Aktivitete

📱 THIRRJE PËR INXHINIERET E KOSOVËS

🏆 anotHERVIEWture AWARD 2026 – Her View. Her Impact.

Oda e Inxhinierëve e Republikës së Kosovës (OIRK) njofton dhe inkurajon inxhinieret e Kosovës që të aplikojnë në anotHERVIEWture AWARD 2026, një çmim ndërkombëtar i organizuar nga Austrian Federal Chamber of Architects and Chartered Engineering Consultants, me mbështetjen e European Council of Engineers Chambers (ECEC) dhe organizatave të tjera profesionale evropiane.

Ky çmim synon të promovojë dhe të vlerësojë arritjet e jashtëzakonshme të grave në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës, duke nxjerrë në pah projekte inovative, zgjidhje profesionale me ndikim dhe kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

đŸ‘©â€đŸ”Ź Kategoria pĂ«r Inxhinieri

National/International Female Engineering Achievement of the Year

Kategoria vlerëson projekte inxhinierike që dallohen për:

✅ Inovacionin
✅ Kompleksitetin e zgjidhjes teknike
✅ CilĂ«sinĂ« dhe ndikimin profesional tĂ« projektit

Mund të aplikojnë inxhiniere me projekte të realizuara në fusha si:

✅ Inxhinieri NdĂ«rtimore dhe Strukturore
✅ ElektroteknikĂ«
✅ Makineri
✅ Energji dhe EfiçiencĂ« Energjetike
✅ Mjedis dhe Menaxhim tĂ« UjĂ«rave
✅ Transport dhe Komunikacion
✅ Planifikim Urban, HapĂ«sinor dhe Peizazhor
✅ Automatizim, IT dhe Teknologji
✅ Teknologji MjekĂ«sore dhe Industriale
✅ Nanoteknologji
✅ Gjeodezi dhe Matje Gjeodezike
✅ Teknologji BujqĂ«sore
✅ Fusha tĂ« tjera tĂ« InxhinierisĂ«

Sipas kushteve të organizatorit, aplikimi bëhet me një projekt të realizuar, ku janë marrë parasysh aspektet e funksionalitetit, inovacionit, racionalitetit dhe ekologjisë.

📅 Informatat Kryesore

📅 Afati pĂ«r aplikim: 30 Qershor 2026

🏆 Çmimi: 5,000 € pĂ«r fituesen e kategorisĂ«

📍 Ceremonia e ndarjes sĂ« çmimeve: 22 Tetor 2026, VjenĂ«, Austri

OIRK inkurajon inxhinieret e Kosovës që të prezantojnë projektet dhe arritjet e tyre profesionale në këtë platformë prestigjioze evropiane. Besojmë se komuniteti i inxhiniereve në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm profesional, projekte inovative dhe kontribute të rëndësishme që meritojnë të promovohen dhe të vlerësohen në nivel ndërkombëtar.

🔗 Informacionet e plota dhe aplikimi:
https://www.anotherviewture.at/

📎 Dokumentet dhe udhĂ«zimet pĂ«r aplikim janĂ« bashkangjitur kĂ«tij njoftimi.

 

anotherviewture-Save-the-Date_invitation award ceremony   Sample texts_anotHERVIEWture Award_last call 

 

                                                                                                                     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Na kontaktoni