Me sukses u përmbyll cikli i parë i trajnimeve fizike në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) për vitin 2026
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, në datat 30 maj dhe 13 qershor 2026, organizoi me sukses ciklin e parë të trajnimeve fizike në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) për vitin 2026, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të inxhinierëve të licencuar.
Gjatë këtyre dy sesioneve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për profesionin e inxhinierit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fushës së ndërtimit:
Këto trajnime përfshinë fusha të ndryshme të inxhinierisë të fushës së ndërtimit, duke reflektuar karakterin multidisiplinar të profesionit dhe nevojën për përditësim të vazhdueshëm të njohurive teknike dhe profesionale.
Pjesëmarrja masive dëshmon përkushtimin e inxhinierëve të licencuar ndaj ngritjes së vazhdueshme profesionale, forcimit të kompetencave të tyre dhe respektimit të standardeve më të mira të profesionit, në përputhje me obligimet dhe misionin e Odës për zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë trajnerët dhe ekspertët e angazhuar, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuuan në realizimin e këtyre trajnimeve dhe në ndarjen e njohurive me kolegët e profesionit.
Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për drejtuesit e fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës dhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar përmes vënies në dispozicion të hapësirave universitare, duke mundësuar organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve profesionale.
Programi i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional tashmë po hyn në vitin e tij të dytë të zbatimit të plotë. Si çdo proces i ri institucional, edhe ky program vazhdon të zhvillohet dhe të përsoset. Jemi të vetëdijshëm se ka ende hapësirë për përmirësime, por rezultatet e arritura deri më tani tregojnë se EVP po konsolidohet gradualisht dhe po merr formën e një mekanizmi të qëndrueshëm për zhvillimin profesional të inxhinierëve.
Me mbështetjen, sugjerimet dhe pjesëmarrjen aktive të anëtarëve tanë, jemi të bindur se do të vazhdojmë ta avancojmë programin, duke ngritur vazhdimisht cilësinë e tij dhe duke e shndërruar atë në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit profesional të inxhinierëve në Republikën e Kosovës.


