Drag

Informata dhe Aktivitete

NJOFTIM

Të nderuar anëtarë të Odës,
Ju njoftojmë se nuk ka nevojë për shqetësim nëse nuk keni marrë ose nuk mund të merrni pjesë në trajnimet e organizuara nga Oda.
Obligimi i secilit anëtar është të sigurojë së paku 8 (tetë) pikë kredituese gjatë vitit kalendarik. Këto pikë mund të fitohen përmes aktiviteteve të organizuara nga Oda, por edhe përmes pjesëmarrjes në trajnime, seminare, konferenca, simpoziume, kongrese, punëtori profesionale dhe aktivitete të tjera të ngjashme, të organizuara nga universitete, institucione të arsimit të lartë, organizata profesionale, institute, qendra trajnimi dhe ofrues të tjerë të akredituar të edukimit profesional, vendorë dhe ndërkombëtarë.
Për njohjen e pikëve kredituese, aktiviteti i ndjekur duhet të jetë i lidhur me fushën profesionale dhe drejtimin për të cilin anëtari është i licencuar. Njohja e pikëve bëhet pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit përkatës nga organet kompetente të Odës.
Formularët për aplikim janë të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Odës dhe mund të dorëzohen së bashku me dëshmitë përkatëse të pjesëmarrjes.
Me respekt,
Oda e Inxhinierëve e Republikës së Kosovës
Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni