Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) shpall thirrjen për aplikim për ndarjen e çmimit “Inxhinieri i Vitit 2025”.
Ky çmim jepet me qëllim të vlerësimit dhe promovimit të kontributit profesional të inxhinierëve në Republikën e Kosovës, duke inkurajuar ekselencën, inovacionin dhe zbatimin e standardeve më të larta në fushën e inxhinierisë.
Çmimi “Inxhinieri i Vitit” përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm institucional për arritjet profesionale të inxhinierëve dhe synon të theksojë rolin e tyre në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe shoqëror të vendit.
Për këtë çmim mund të aplikojnë inxhinierët që:
- janë anëtarë aktivë dhe të licencuar në OIRK;
- kanë dhënë kontribut të dalluar profesional gjatë vitit 2025.
Aplikimi për çmimin “Inxhinieri i Vitit 2025” realizohet përmes Formularit të aplikimit, i shoqëruar me dokumentacionin përkatës mbështetës.
Për të garantuar transparencë dhe trajtim të barabartë të të gjithë aplikuesve, kësaj shpalljeje i bashkëngjiten: Udhëzuesi për ndarjen e çmimit, Formulari i aplikimit dhe Matrica e vlerësimit.
Të gjitha sqarimet lidhur me kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim janë të përcaktuara në mënyrë të detajuar në Udhëzuesin përkatës, i cili është obligativ për t’u respektuar nga aplikuesit.
Formularë Aplikimi_Inxhinier i Vitit Matrica e Vleresimit_Inxhinier i Vitit Udhezues_Inxhinier i Vitit
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është: 20 prill 2026, ora 16:00
Aplikimet mund të dorëzohen:
- 📧 në formë elektronike në: info@oirk.org
- 📍 në formë fizike në zyrat e OIRK
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të merren në shqyrtim.
Vlerësimi i kandidatëve do të realizohet nga një komision profesional, në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente, në përputhje me kriteret e përcaktuara në udhëzues.
Në përputhje me Statutin e Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, përkatësisht Nenin 8, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.10, si dhe kompetencat e Bordit Drejtues për ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve , përveç çmimit kryesor “Inxhinieri i Vitit 2025”, mund të ndahen edhe mirënjohje dhe vlerësime të tjera profesionale për kontribute të veçanta në fushën e inxhinierisë.
Bordi Drejtues
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës