Të nderuar anëtarë të OIRK-së,
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka shqyrtuar aplikimet e pranuara për pikat:
(b) Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit Nr. 08/L-012, UA MMPHI Nr. 6/2023, Statutit, Kodit Etik dhe rregulloreve të tjera, si dhe hartimin e rregulloreve të reja të OIRK-së;
(c) Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit të Ndërtimit dhe Ligjit të Planifikimit Hapësinor.
Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve, dhe me qëllim të krijimit të grupeve punuese më përmbajtësore dhe profesionalisht të balancuara, Bordi, me vendim unanim, ka vendosur që:
👉 Afati për shprehje interesi shtyhet deri më datë 5 dhjetor 2025, ora 16:00.
Ftojmë të gjithë anëtarët e interesuar nga të gjitha drejtimet inxhinierike të aplikojnë, në mënyrë që të sigurohet një përfaqësim më i gjerë dhe cilësi më e lartë profesionale në punën e këtyre grupeve.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni administratën e OIRK-së.
Me respekt,
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës