Të nderuar anëtarë të OIRK-së,
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka shqyrtuar aplikimet e pranuara për përgatitjen e programit për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të licencuar të OIRK-së.
Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të aplikimeve nga të gjitha drejtimet inxhinierike që janë pjesë e OIRK-së, Bordi, me vendim unanim, ka vendosur të anulojë thirrjen për shprehje interesi.
Për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në lidhje me këtë proces, Bordi Drejtues do t’ju njoftojë me kohë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Me respekt,
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës