Drag

Informata dhe Aktivitete

Kryetari i OIRK-së zhvilloi takim me Kryeshefin e KOSTT-it, z. Trim Ternava


Kryetari i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, z. Arsim Rapuca, së bashku me dy
anëtarë të Bordit Drejtues, zhvilloi një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, z. Trim
Ternava, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, rolit dhe
kompetencave të saj ligjore, si dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim institucional
ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e OIRK-së informuan në detaje drejtuesit e KOSTT-it për
organizimin dhe funksionimin e Odës, për rolin e saj në licencimin e inxhinierëve, mbajtjen e
regjistrit profesional dhe organizimin e edukimit të vazhdueshëm profesional, në përputhje me
Ligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.
Në veçanti u theksua se, sipas legjislacionit në fuqi, të gjitha punët inxhinierike në fushën e
ndërtimit duhet të realizohen dhe të miratohen nga inxhinierë të licencuar. Në këtë drejtim, u
sqarua se kjo vlen jo vetëm për institucionet publike, por edhe për operatorët ekonomikë dhe
kontraktorët që angazhohen nga KOSTT në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore
dhe ndërtimore, të cilët duhet të përfshijnë inxhinierë të licencuar për çdo aktivitet inxhinierik
në fushën e ndërtimit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KOSTT-it shprehën interesim të veçantë lidhur me procesin e
licencimit të inxhinierëve dhe organizimin e edukimit të vazhdueshëm profesional, si dhe për
mundësitë e bashkëpunimit me Odën në të ardhmen.
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan që në ditët në vijim të punojnë drejt përgatitjes dhe
nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet OIRK-së dhe KOSTT-it, me qëllim të
forcimit të bashkëpunimit institucional dhe ngritjes së standardeve profesionale në fushën e
inxhinierisë dhe ndërtimit.

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni