

Sot, më 18 shkurt 2026, në Hotel Emerald, Kuvendi i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) vazhdoi punimet e tij, me pjesëmarrje dhe diskutime konstruktive ndërmjet anëtarëve.
Pas regjistrimit të pjesëmarrësve, konstatimit të kuorumit dhe miratimit të rendit të ditës
(me votim), anëtarët u njoftuan shkurtimisht për procesin e themelimit të Odës, për Kuvendin e parë themelues, organet e zgjedhura, si dhe për aktet bazë të miratuara në fazën fillestare të funksionimit.
• Shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor të punës së Odës për vitin 2025
(me votim), si një pasqyrë e angazhimeve dhe rezultateve gjatë vitit të parë të veprimtarisë.
• Në kuadër të periudhës së përkohshme të funksionimit, anëtarët u njoftuan (raportim) me Raportin financiar vjetor për vitin 2025 dhe me planifikimin financiar për vitin 2026, me sqarime informuese lidhur me ekzekutimin e mjeteve financiare.
• Dëgjoi raportimin e Komisionit Mbikëqyrës, i cili paraqiti vlerësimin e tij lidhur me mbikëqyrjen e punës dhe veprimtarisë së organeve të Odës.
• Miratoi dy (2) rregullore të rëndësishme
(me votim), që krijojnë bazë më të qartë për funksionim institucional dhe administrativ të Odës:
Rregulloren e Punës së Kuvendit të OIRK-së
Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës së OIRK-së
• Miratoi Rezolutën e Kuvendit
(me votim) lidhur me dokumentet referuese për kategorizimin e ndërtimit, çmimin mesatar të ndërtimit dhe çmimet minimale referuese për shërbime inxhinierike në fushën e ndërtimit.
