Të nderuar anëtarë të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës,
Në kuadër të përkushtimit tonë për fuqizimin e rolit të inxhinierëve dhe përmirësimin e funksionimit të Odës, ju ftojmë të shprehni interesin për t’u bërë pjesë e Këshillave Profesional / Grupeve të Ekspertëve të OIRK-së.
Anëtarët e interesuar mund të aplikojnë për një nga kategoritë e mëposhtme:1️. Përgatitjen e programit për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të licencuar të OIRK-së
2️. Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit Nr.08/L-012, UA MMPHI Nr.6/2023, Statutit, Kodit Etik dhe Rregulloreve tjera, si dhe hartimin e rregulloreve të reja të OIRK-së
3️. Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit të Ndërtimit dhe Ligjit të Planifikimit Hapësinor
4️. Hartimin e dokumentit (doracakut) për përmbajtjen e dokumentacionit teknik të projektimit sipas udhëzimeve administrative
Të gjitha detajet, kriteret dhe formulari i aplikimit gjenden në dokumentin e bashkangjitur.
Afati i fundit për aplikim është 14 nëntor 2025.
Dokumentacioni i plotësuar dërgohet në adresën elektronike: info@oirk.org
me subjekt: Aplikim për Anëtar të Këshillit Profesional – Kategoria ______
FTESE PER SHPREHJE INTERESI_Keshillat Profesional te OIRK-se