Sot, në ambientet e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, u mbajt një takim i frytshëm mes dy odave profesionale: Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte trajtimi i çështjes së çmimores referuese të ndërtimit dhe shërbimeve profesionale, një dokument me rëndësi të madhe për sektorin e ndërtimit, i cili do të ndihmojë në rregullimin e tregut, transparencën dhe planifikimin e drejtë buxhetor. Modele të ndryshme të çmimoreve nga shtetet e rajonit dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian u prezantuan gjatë takimit, duke shërbyer si pikënisje për procesin që pritet të nisë edhe në Kosovë.
Gjatë diskutimeve, palët ranë dakord mbi disa hapa të qartë:
– Dy kryetarĂ«t e odave tĂ« realizojnĂ« sĂ« shpejti takime me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« disa shteteve tĂ« rajonit, pĂ«r tĂ« marrĂ« informata tĂ« drejtpĂ«rdrejta mbi procesin e pĂ«rpilimit tĂ« çmimoreve, pĂ«rvojat e tyre dhe mĂ«nyrĂ«n e finalizimit tĂ« rregulloreve,
– Dy kryetarĂ«t tĂ« angazhohen nĂ« gjetjen e sponsorizuesve nga institucionet vendore dhe organizatat ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« KosovĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e kĂ«tij projekti madhor,
-Të dy bordet drejtuese të përcaktojnë format adekuate e gjithëpërfshirëse të themelimit të grupeve punuese profesionale, të cilat do të merren me hartimin dhe finalizimin e një rregulloreje për çmimoren referuese, ashtu siç aplikohet tashmë në shumë shtete të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, u theksua se kjo çështje duhet të pasqyrohet edhe në Ligjin e ri të Ndërtimit, duke e bërë pjesë të pandashme të kornizës ligjore. Kjo do të mundësojë që tregu i ndërtimit të funksionojë mbi baza më të qëndrueshme, të sigurohet planifikim i drejtë financiar dhe të adresohen në mënyrë institucionale të gjitha aspektet që lidhen me shërbimet inxhinierike dhe arkitektonike.
Ky bashkëpunim i dy odave profesionale është një hap i madh drejt forcimit të standardeve, rritjes së besueshmërisë dhe krijimit të një klime më transparente dhe të drejtë për të gjithë akteret e sektorit të ndërtimit në Kosovë.
     Â
   