Drag

Informata dhe Aktivitete

Projekt Rezoluta: Kategorizimi i ndërtimit, çmimi mesatar referues i ndërtimit dhe çmimet minimale referuese për shërbime arkitektonike dhe inxhinierike

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) njofton se ka publikuar Projekt Rezolutën me titull “Kategorizimi i ndërtimit, çmimi mesatar referues i ndërtimit dhe çmimet minimale referuese për shërbime arkitektonike dhe inxhinierike”, e cila është pjesë e Rendit të Ditës së Mbledhjes së Kuvendit të OIRK-së.

Kjo Projekt Rezolutë synon vendosjen e një kornize profesionale dhe orientuese për:

  • kategorizimin e objekteve ndërtimore,
  • përcaktimin e çmimit mesatar referues të ndërtimit,
  • si dhe përcaktimin e çmimeve minimale referuese për shërbimet arkitektonike dhe inxhinierike në fushën e ndërtimit.

Dokumenti ka për qëllim mbrojtjen e vlerës së punës profesionale të arkitektëve dhe inxhinierëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve, forcimin e etikës profesionale dhe rritjen e sigurisë publike, duke ofruar një bazë reale dhe të qëndrueshme referuese për sektorin publik dhe privat.

Çmimet e përcaktuara në këtë Projekt Rezolutë kanë karakter referues dhe orientues, dhe nuk synojnë të kufizojnë konkurrencën e lirë në treg.

Projekt Rezoluta do të shqyrtohet në Mbledhjen e Kuvendit të OIRK-së, e cila do të mbahet më 7 shkurt 2026.

 

7 Rezoluta- Çmimorja referuese 

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni