Gjuha:   Shqip   English   Srpski

Drag

Informata dhe Aktivitete

OIRK koordinon veprimet për zbatimin e etikës dhe licencimit profesional

📍 Takim për koordinim institucional dhe zbatim të etikës profesionale

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-012 nga data 30 maj 2025 dhe nisjen e procesit të licencimit nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, Bordi Drejtues u takua me Komisionin Disiplinor dhe Komisionin e Ankesave për të koordinuar veprimet në përputhje me Ligjin, Statutin dhe Rregulloret përkatëse.

🔍 Në fokus ishte edhe zbatimi i Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale, i cili:

✅ Kërkon që çdo inxhinier të veprojë me ndërgjegje, profesionalizëm dhe integritet;
✅ Ndërton besimin përmes mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë publike;
✅ Ndalon sjelljet që cenojnë reputacionin e profesionit apo që bien ndesh me ligjet dhe standardet teknike;
✅ Promovon trajtim të barabartë, pa diskriminim dhe respekt të të drejtave të njeriut;
✅ Detyron shmangien e konfliktit të interesit, sjelljeve të pandershme dhe mashtruese.

🤝 Ky takim theksoi domosdoshmërinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet organeve të Odës për të garantuar një sistem të drejtë, transparent dhe funksional të përgjegjësisë profesionale dhe të drejtës për ankesë.

#OIRK #Etikë #Licencimi #Disiplinë #Inxhinierët #PërgjegjësiProfesionale #KodiEtik #Komisionet #Koordinim

Share:

2 Comments

  • Solvior
    14 Maj, 2025 Reply

    The section about long-term effects was spot on. I’ve seen that happen firsthand in my own work, and it’s rarely discussed. Thanks for bringing attention to it!

    • Solvior
      14 Maj, 2025 Reply

      Not sure I agree with the conclusion, especially in the context of smaller businesses. Curious to hear what others think

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni