
Hap i rëndësishëm drejt forcimit të inxhinierisë dhe sigurisë ndërtimore në nivel lokal!
Më 23 qershor 2025, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) dhe Komunës së Pejës, me synim vendosjen e standardeve të reja profesionale, etike dhe ligjore në fushën e ndërtimit.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Arsim Rapuca, Kryetar i OIRK-së, dhe Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës, parasheh:

Angazhim të inxhinierëve të licencuar në të gjitha projektet që miratohen apo mbikëqyren nga Komuna

Mbështetje për edukimin e vazhdueshëm profesional dhe mentorimin e profesionistëve të rinj

Përkrahje nga Komuna për realizimin e trajnimeve, përfshirë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave komunale, kur kjo është e mundshme

Mundësi për këshillim teknik dhe pjesëmarrje në komisione profesionale, përmes marrëveshjeve të veçanta me inxhinierët e propozuar nga OIRK, në përputhje me kërkesat specifike të fushës.

Refuzim i projekteve të hartuara apo mbikëqyrura nga persona pa licencë

Marrëveshja ndihmon zbatimin e ligjit dhe siguron që projektet në Pejë të zhvillohen nga profesionistë të licencuar – për më shumë cilësi, siguri dhe transparencë.

Faleminderim i veçantë për Kryetarin Gazmend Muhaxheri për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahjen profesionale.

OIRK do të vazhdojë partneritetet me komunat në gjithë vendin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe interesit publik.