Drag

Informata dhe Aktivitete

OIRK dhe INI–UBT nënshkruajnë marrëveshje për zhvillim akademik dhe profesional në inxhinieri

📢 Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet OIRK dhe INI – UBT
Më 28 Maj 2025, Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) dhe Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës – Kolegji UBT, nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të zhvillimit akademik dhe profesional në fushën e inxhinierisë ndërtimore.
🤝 Marrëveshja u nënshkrua nga:
🔹 Ing. Dpl. Arsim Rapuca – Kryetar i OIRK-së
🔹 Prof. Dr. Visar Krelani – Dekan i INI – UBT
👥 Në ngjarje morën pjesë edhe:
▪️ Drejtori Ekzekutiv i OIRK-së
▪️ Përfaqësues nga stafi mësimdhënës i fakultetit
📌 Pikat kyçe të bashkëpunimit përfshijnë:
▪️ Praktika profesionale dhe mentorim për studentët e sapodiplomuar
▪️ Trajnime, seminare dhe ligjërata të përbashkëta
▪️ Edukim i vazhdueshëm profesional për inxhinierët dhe të rinjtë në profesion
▪️ Angazhim në projekte kërkimore dhe zhvillimore
▪️ Kontribut në përmirësimin e kurrikulave dhe politikave profesionale
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për afrimin e profesionit me akademinë dhe përgatitjen e gjeneratave të reja të inxhinierëve.
Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni