Të nderuar anëtarë themelues të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK),
Në mbështetje të Vendimit të Bordit Drejtues Nr. 03-BD/2026, datë 14.01.2026, si dhe në bazë të Ligjit dhe Statutit të OIRK-së, ju ftojmë në:
Mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor të OIRK-së
- Data: e shtunë, 02.2026
- Ora: 10:00
- Vendi: Hotel Emerlad, salla Beethoven
Agjenda e plotë është e bashkëngjitur si Shtojcë A.
Materialet për secilën pikë të agjendës ju dërgohen në bashkëngjitje, përveq Rezolutës e cila do ju dërgohet posa të finalizohet.
- Regjistrimi i pjesëmarrësve: 09:00 – 09:30
- Kuorumi: Mbledhja fillon sipas rregullave të përcaktuara me Ligj dhe Statut.
“Ju ftojmë për pjesëmarrje në mbledhjen e Kuvendit, sepse dështimi i saj për shkak të mungesës së kuorumit e vështirëson drejtpërdrejt funksionimin e Odës. Kuorumi sigurohet vetëm nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se 50% e të gjithë anëtarëve themelues të Odës (Neni 12, paragrafi 1 i Ligjit 08/L-01); në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet dhe nuk mund të miratojë vendime. Në këtë Kuvend parashihet miratimi i dy (2) rregulloreve për funksionalizimin sa më të plotë të Odës, si dhe një (1) Rezolutë për Çmimoren minimale referuese të shërbimeve inxhinierike.”
Vërejtje: Vetëm anëtarët me anëtarësi të rregulluar dhe status aktiv gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes dhe të votimit në punimet e Kuvendit. Anëtarët që në ditën e mbledhjes figurojnë me status pasiv/joaktiv nuk mund të marrin pjesë në mbledhje dhe nuk gëzojnë të drejtën e votës, në përputhje me dispozitat e Statutit dhe rregulloreve të Odës.
Me respekt,
Arsim Rapuca
Kryetar, Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK)
01 AGJENDA – Shtojcë A 02 Vendimi për Thirrje te Mbledhjes së Kuvendit 03 Raporti Vjetor i Punës 2025 04 Raport_financiar_2025_&_Plani_buxhetit_2026 05 Pëlqimi i KMTHO për Rregulloret 06 Vendimi për Rregulloret 07 Rregullore e Punës së Kuvendit 08 Rregullore për Organizimin e Brendshëm të Administratës së Odës 09 Anëtarët Themelues të Odës së Inxhinierëve