Drag

Informata dhe Aktivitete

Fillon zyrtarisht procesi i licencimit nga OIRK

🔹 Njoftim zyrtar nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) 🔹
📣 Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka filluar sot me shpërndarjen e licencave të para profesionale për inxhinierët, duke shënuar një moment historik për konsolidimin dhe funksionalizimin e plotë të institucionit tonë.
📌 Për herë të parë pas themelimit, OIRK ka arritur të konsolidojë strukturat e saj në kohë rekord dhe të nisë me sukses procesin e licencimit të anëtarëve.
✅ Ky hap i rëndësishëm është rezultat i përmbushjes së përgjegjësive ligjore të përcaktuara në Statutin e përkohshëm të OIRK-së dhe në Rregulloren për licencimin, rilicencimin, mirëmbajtjen, pezullimin dhe revokimin e licencës, të miratuara nga Kuvendi i Odës.
📞 Të gjithë inxhinierët që kanë përfunduar me sukses procedurat për licencim para datës 23 qershor 2025, do të kontaktohen nga dita e nesërme përmes telefonit për tërheqjen e licencës së tyre.
📄 Licencat e para janë shpërndarë personalisht nga Kryetari i OIRK-së, z. Arsim Rapuca, i cili ka uruar kolegët për këtë arritje të përbashkët.
🛠️ Procesi i licencimit tashmë është i strukturuar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje, me përpunim dhe shpërndarje të licencave në kohë rekorde për të gjithë aplikuesit që përmbushin kushtet.
📌 Theksojmë se e drejta për ushtrimin e profesionit të inxhinierit në Republikën e Kosovës u takon vetëm atyre që janë anëtarë të Odës dhe posedojnë licencë valide, sipas nenit 4 të Rregullores së licencimit.
🙏 Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin gjatë fazës përgatitore. Me strukturat tashmë të konsoliduara, OIRK garanton efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të anëtarëve.
Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni