Të nderuar anëtarë të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës,
Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës organizon Trajnimin e tretë p9r vitin 2025 me temën: “Mbrojtja dhe Siguria në Punë në Fushën e Ndërtimit”.
📅 Trajnimi do të mbahet në katër (4) termine të ndryshme, të shpërndara në dy data, për të mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të anëtarëve.
Për të përzgjedhur termin që ju përshtatet, ju lutemi plotësoni formularin në linkun më poshtë:
👉 https://forms.gle/asXoaVTbGtrwKyhY8
Pas përzgjedhjes së grupeve, pjesëmarrësit do të njoftohen me detajet e orarit dhe vendit të mbajtjes së trajnimit.
Sqarim:
Të gjithë anëtarët që kanë ndjekur trajnimin “Mbrojtja dhe Siguria në Punë” gjatë viteve 2024 ose 2025, të organizuar nga institucione tjera ligjore të akredituara, nuk kanë nevojë ta ndjekin përsëri këtë trajnim nga OIRK.
Në këto raste, mjafton të dërgojnë certifikatën përkatëse të trajnimit në adresën info@oirk.org, pas së cilës Bordi Drejtues do t’u njeh automatikisht pikët kredituese për këtë aktivitet në kuadër të Programit EVP.
Faleminderit për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj në zhvillimin profesional të vazhdueshëm!