Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës po organizon shënimin e Ditës së Inxhinierit (4 Mars) dhe fton kompanitë e fushës së ndërtimit (materiale të fushës së ndërtimit, pajisje, teknologji, sisteme, shërbime profesionale) që të na mbështesin si sponsorë.
Ngjarja po planifikohet të mbahet në mbrëmje, pas iftarit, dhe lokacioni i planifikuar është Hotel Emerald (detajet finale do të konfirmohen së shpejti). Agjendën e plotë me të gjitha detajet do ta publikojmë së shpejti.
Kjo është një ngjarje profesionale ku mblidhen inxhinierë, institucione dhe akterë të fushës. Oda ka mbi 2000 anëtarë, prandaj pjesëmarrësit – përveç aktiviteteve të eventit (panel, mirënjohje, rrjetëzim) – do të kenë interes të veçantë edhe për njohje me produkte, materiale dhe zgjidhje të reja, sidomos kur ato prezantohen drejtpërdrejt nga vetë kompanitë.
Në kuadër të eventit do të mundësojmë shtande informuese në hapësirën hyrëse të sallës, ku kompanitë mund të prezantojnë zgjidhjet e tyre në mënyrë dinjitoze dhe profesionale (katalogë, broshura, informim dhe komunikim i drejtpërdrejtë me pjesëmarrësit).
• Prezencë direkte përballë një audience të targetuar dhe profesionale, përmes shtandit
• Mundësi për prezantim të produkteve/teknologjive nga ekipi juaj, shpërndarje materialesh dhe komunikim me pjesëmarrësit në hapësirën e shtandit
• Rritje e njohjes dhe besimit në brandin tuaj brenda komunitetit profesional, përmes prezencës me shtand në kuadër të eventit
Faleminderit për mbështetjen – së bashku e ngrisim standardin, profesionalizmin dhe cilësinë në ndërtim.