Gjuha:   Shqip   English   Srpski

Drag

Informata dhe Aktivitete

Prezantimi i platformës E-licencë: Digjitalizim për inxhinierët dhe arkitektët në Kosovë

📢 NJOFTIM
📍 Sot, në ambientet e GIZ-it Gjerman në Prishtinë, u mbajt prezantimi përfundimtar i platformës online për E-licencimin, e cila synon të digjitalizojë dhe lehtësojë proceset e licencimit për profesionistët në fushën e ndërtimit.
🔹 Prezentimi u zhvillua para përfaqësuesve të Odës së Inxhinierëve dhe Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, në praninë e zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
💡 Platforma do të mundësojë:
Aplikimin online për licencim dhe rilicencim të inxhinierëve dhe arkitektëve të kategorive A dhe B
Ngarkimin elektronik të dokumenteve
Evidentimin e përvojës profesionale dhe edukimit të vazhdueshëm
Ndjekjen e statusit të aplikimeve në kohë reale
Menaxhimin e pagesave, taksave dhe anëtarësisë vjetore
Komunikimin zyrtar me Odat dhe pranimin e vendimeve në formë digjitale
Mbështetje për regjistrimin e praktikantëve dhe njohjen e licencave të huaja
📘 Platforma është zhvilluar në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-012 dhe rregulloret përkatëse të Odave, me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe barazisë në ofrimin e shërbimeve për profesionistët e ndërtimtarisë.
🤝 Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përkrahje për Reformat në Procesin e Integrimit Evropian”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe zbatohet nga GIZ dhe MMPHI, me përfitues OIRK dhe OARK.
🛠 Aktualisht, platforma është thuajse në përfundim dhe ndodhet në fazën testuese. Para lansimit për përdorim të gjerë, pritet të organizohen trajnimet për stafin administrativ dhe teknik të Odave.
Share:

2 Comments

  • Solvior
    14 Maj, 2025 Reply

    I appreciate the clear structure and examples. It’s rare to find blog posts that explain things without overcomplicating them

    • Solvior
      14 Maj, 2025 Reply

      This was a refreshing take. Most articles just repeat the same points, but yours offered a few new angles I hadn’t considered

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni