Gjuha:   Shqip   English   Srpski

Drag

Informata dhe Aktivitete

OIRK dhe FIMK nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e profesionit të inxhinierisë

Sot, më 14 korrik 2025, në ambientet e Kampusit Universitar “Isa Boletini” në Mitrovicë, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet OIRK dhe FIMK!

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) zyrtarizuan sot bashkëpunimin e tyre përmes një Memorandumi që synon:

🔹 Të forcojë lidhjen mes arsimit dhe profesionit të inxhinierisë;
🔹 Të mbështesë zhvillimin profesional të inxhinierëve të rinj;
🔹 Të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta shkencore, ligjërata, trajnime dhe punëtori;
🔹 Të kontribuojë në përmirësimin e kurrikulave dhe përafrimin me tregun e punës.
🔹 Të bashkëpunojë me stafin akademik të Fakultetit për angazhimin në trajnime të edukimit të vazhdueshëm profesional për inxhinierët e licencuar;

🔹 Të mundësojë, kur është e mundshme dhe pa penguar aktivitetet e rregullta të Fakultetit, shfrytëzimin e hapësirave të FIMK për realizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm nga OIRK;

Marrëveshja u nënshkrua nga: Ind. Dpl. Arsim Rapuca, Kryetar i OIRK dhe Prof. Assoc. Dr. Faruk Ahmeti, Dekan i FIMK

Në nënshkrim morën pjesë edhe Msc. Mimoza Shahini nga OIRK dhe Prof. Ass. Dr. Fitim Zeqiri nga FIMK, duke konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim të frytshëm e afatgjatë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më cilësore për profesionin e inxhinierisë në Kosovë!
May be an image of 4 people and text
May be an image of 2 people
Share:

2 Comments

  • Solvior
    14 Maj, 2025 Reply

    Solvior offers a sleek and professional layout that aligns well with the expectations of consulting firms and corporate clients. The design aesthetics project credibility and trust

    • Solvior
      14 Maj, 2025 Reply

      Interesting read, though I think some arguments could’ve used stronger evidence. For example, the part about industry trends felt a bit broad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni