Drag

Informata dhe Aktivitete

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës shënon 4 Marsin – Ditën Botërore të Inxhinierëve

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës do të organizojë më 4 Mars shënimin e Ditës Botërore të Inxhinierëve, një ngjarje e dedikuar profesionit të inxhinierit dhe rolit të tij në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Këtë vit, aktiviteti organizohet me moton:

“Inxhinieria si përgjegjësi publike – ndërtimi i standardeve dhe besimit”

Qëllimi i organizimit është të shënohet kjo ditë e rëndësishme ndërkombëtare, të forcohet identiteti institucional i Odës dhe të theksohet kontributi i inxhinierëve në garantimin e sigurisë publike, cilësisë së ndërtimit dhe zhvillimit profesional në Republikën e Kosovës.

📅 Data: 4 Mars
🕒 Ora: 19:00
📍 Lokacioni: Hotel Emerald, Salla “Beethoven”

Programi i aktivitetit:

  • 18:45 – 19:00 | Arritja e të ftuarve
  • 19:00 – 19:15 | Hapja zyrtare dhe përshëndetjet institucionale
  • 19:15 – 19:45 | Panel diskutimi me temë:
    “Sfidat e themelimit dhe zhvillimit të Odave të Inxhinierëve – përvoja rajonale, kornizat ligjore dhe mundësitë e përshtatjes ligjore drejt njohjes reciproke të licencave: mësime për Kosovën.”
  • 19:45 – 20:15 | Ndarja e mirënjohjeve për kontribuesit në fushën e inxhinierisë
  • 20:30 – 22:00 | Koktej dhe rrjetëzim profesional

Përmes këtij organizimi, Oda synon të promovojë standardet profesionale, etikën dhe përgjegjësinë publike të inxhinierëve, si dhe të fuqizojë bashkëpunimin institucional dhe rajonal.

Të gjithë anëtarët dhe partnerët institucionalë janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Agjenda – Dita e inxhinierëve 4 Mars

 

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni