Drag

Informata dhe Aktivitete

Ftesë për Shprehje Interesi – Këshillat Profesional të OIRK-së

Të nderuar anëtarë të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës,

Në kuadër të përkushtimit tonë për fuqizimin e rolit të inxhinierëve dhe përmirësimin e funksionimit të Odës, ju ftojmë të shprehni interesin për t’u bërë pjesë e Këshillave Profesional / Grupeve të Ekspertëve të OIRK-së.

Anëtarët e interesuar mund të aplikojnë për një nga kategoritë e mëposhtme:1️. Përgatitjen e programit për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të licencuar të OIRK-së
2️.  Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit Nr.08/L-012, UA MMPHI Nr.6/2023, Statutit, Kodit Etik dhe Rregulloreve tjera, si dhe hartimin e rregulloreve të reja të OIRK-së
3️. Hartimin e propozimeve për amandamentim të Ligjit të Ndërtimit dhe Ligjit të Planifikimit Hapësinor
4️. Hartimin e dokumentit (doracakut) për përmbajtjen e dokumentacionit teknik të projektimit sipas udhëzimeve administrative

Të gjitha detajet, kriteret dhe formulari i aplikimit gjenden në dokumentin e bashkangjitur.

Afati i fundit për aplikim është 14 nëntor 2025.

Dokumentacioni i plotësuar dërgohet në adresën elektronike: info@oirk.org
me subjekt: Aplikim për Anëtar të Këshillit Profesional – Kategoria ______

 

FTESE PER SHPREHJE INTERESI_Keshillat Profesional te OIRK-se

 

 

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni