Me vendim të Bordit Drejtues të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës të datës 16 tetor 2025, është hapur ftesa për shprehje interesi për përfshirje në Grupin Punues / Këshillin Profesional të OIRK-së, për hartimin e Koncept Dokumentit për Kostot Referente të Ndërtimit dhe Tarifat Referente për Shërbimet Profesionale të Inxhinierëve.
Ftohen të gjithë anëtarët e OIRK-së që plotësojnë kriteret e përcaktuara, të dorëzojnë aplikimin e tyre sipas udhëzimeve të përfshira në dokumentin e mëposhtëm.
📅 Afati i fundit për aplikim: 3 nëntor 2025
📧 Adresa e dërgimit: info@oirk.org
Për më shumë detaje dhe kriteret e aplikimit, shkarkoni dokumentin e plotë.
20.10.2025 – FTESË PËR SHPREHJE INTERESI – Këshillat Profesional të OIRK-së