Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës njofton anëtarët dhe publikun se duke filluar nga e hëna, 18 gusht 2025, do të zbatohet orari i ri i punës për pritjen e palëve dhe për punët e brendshme administrative, si vijon:
 Orari për punë me palë:
- E hënë dhe E mërkurë: 08:00 – 12:00 dhe 13:00 – 16:00
(Përfshihen aplikimet për licencim/rilicencim, pagesat, tërheqja e licencave dhe çdo shërbim tjetër administrativ sipas Statutit dhe Rregulloreve në fuqi)
 Orari për punë të brendshme administrative:
- E martë, E enjte dhe E premte: 08:00 – 12:00 dhe 13:00 – 16:00
Ky orar ka për qëllim rritjen e efikasitetit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe sigurimin e kohës së nevojshme për trajtimin dhe përgatitjen e lëndëve për komisionet përkatëse.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës