Drag

Informata dhe Aktivitete

📢 Njoftim për anëtarët e OIRK-së: Ripërtëritja e anëtarësisë për vitin e dytë

Të nderuar anëtarë të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës,

 

Me rastin e përmbushjes së njëvjetorit të themelimit të OIRK-së, ju njoftojmë se për të gjithë anëtarët themelues dhe anëtarët e licencuar gjatë vitit të parë, më 14 nëntor 2025 përfundon periudha njëvjeçare e vlefshmërisë së anëtarësisë, prandaj është e nevojshme që të realizohet pagesa e anëtarësisë për vitin e dytë.

💳 Vlera dhe afati i pagesës

Në bazë të Rregullores për Taksat dhe Tarifat e OIRK-së, vlera e anëtarësisë njëvjeçare për anëtarët e rregullt është:

💰 100 (njëqind) euro për një vit.

Pagesa duhet të realizohet jo më vonë se data 14 nëntor 2025, për të mundësuar vazhdimësinë e licencës dhe të të drejtave që burojnë nga anëtarësia në OIRK.

📄 Fletëpagesa e anëtarësisë merret në zyrat e OIRK-së – Kompleksi “Rilindja”, Kontejneri nr.3, kati 2, Prishtinë.

Pas marrjes së fletëpagesës dhe kryerjes së pagesës në bankë, kopja e saj duhet të dorëzohet në zyrat e Odës ose të dërgohet me e-mail në adresën zyrtare të OIRK-së.

⚠️ Kujdes – pezullimi i licencës

Në përputhje me Nenin 5 të Rregullores për Taksat dhe Tarifat e OIRK-së,

“Mos përmbushja e detyrimit për të paguar anëtarësinë konsiderohet shkelje disiplinore dhe është bazë për pezullimin e licencës të anëtarit të Odës.”

Prandaj, moskryerja e pagesës brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me pezullimin e përkohshëm të licencës profesionale, deri në përmbushjen e këtij obligimi.

📑 Dokumentet që duhet të bashkëngjiten

Gjatë pagesës së anëtarësisë për vitin e dytë, anëtari duhet të bashkëngjisë:

  • FletĂ«pagesĂ«n e anĂ«tarĂ«sisĂ«, dhe
  • Kopjen e policĂ«s sĂ« sigurimit tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« profesionale, nĂ« pĂ«rputhje me marrĂ«veshjen e nĂ«nshkruar ndĂ«rmjet OIRK-sĂ« dhe kompanisĂ« sĂ« sigurimeve SCARDIAN.

Ky proces siguron që të gjithë anëtarët të jenë në përputhje me Rregulloret dhe Ligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, duke garantuar standard të lartë profesional dhe përgjegjësi në ushtrimin e profesionit.

Për çdo paqartësi ose asistencë në procesin e pagesës, ju lutemi të kontaktoni Administratën e OIRK-së përmes e-mailit zyrtar:

đź“§ info@oirk-rks.org

 

Share:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na kontaktoni